Site icon Telegrafi

Ministri Hoti paralajmëron fiskalizimin e KEDS-it

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka paralajmëruar fiskalizimin e kompanisë KEDS.

Ai në një prononcim për televizionin publik thënë se kjo çështje është duke u diskutuar me ekspertë dhe se shumë shpejtë do të zgjidhet.

Kompania private KEDS nuk lëshon kupon fiskal pasi kjo i mundësohet përmes vendimeve të organeve kompetente.

Lidhur me këtë qytetarët po shprehin në vazhdimësi pakënaqësi pasi janë të privuar nga mbledhja e këtyre kuponëve për rimbursim. /Telegrafi/

Exit mobile version