Ministri i Financave (MF), Avdullah Hoti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), Bedri Hamza, po qëndron në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që do të mbahen më 14 – 21 prill në Uashington.
Gjatë kësaj vizitë ministri Avdullah Hoti pritet të takohet me përfaqësuesit e lartë të Thesarit amerikan, Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore. /Telegrafi/