Telegrafi

Ministri Hoti do të udhëtoj për në Austri

Ministri i Financave Avdullah Hoti sot do të udhëtoj për në Austri, ku me ftesë të Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Austrisë Ewald Nowotny do të merr pjesë në konferencën me temën “Ballkani Perëndimorë – 15 vite të tranzicionit ekonomik”.

Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, konferenca organizohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Kombëtare e Austrisë në koordinim me Joint Vienna Institute.

Në këtë konferencë do të diskutohet për politikat makroekonomike dhe strukturore si dhe për zhvillimin dhe stabilitetin e sektorit financiar.

Gjatë vizitës në Austri, ministri Avdullah Hoti, sipas komunikatës për media pritet të takohet edhe me ministrin e Financave të Republikës së Austrisë Hans Jӧrg Schelling. /Telegrafi/