Telegrafi

Çeku: Sonte humbëm njërin nga artistët më të guximshëm të pasluftës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka ngushëlluar familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të drejtorit menaxhues të Telegrafit dhe artistit Arlind Gjikolli – Gjikla.

“Arlind Gjikolli – Gjikla, një nga pionierët e muzikës rap në Kosovën e pasluftës, anëtar i grupit ËNC që revolucionarizoi skenën e muzikës me hymnet që nga sot do të jehojnë në përjetësi. Kontributi i tij në rap skenen e Kosovës dhe të Pejës ka qenë dhe do të mbetet me peshë”.

“Arlindi ishte edhe një vizionar i rrallë në industrinë e mediave dhe marketingut, por mbi të gjitha një bashkëqytetar model të cilit vendi ynë do t’ia ndjej shumë mungesën”, ka shkruar Çeku në mesazhin e tij ngushëllues.

Në moshën 41-vjeçare – pas një sëmundjeje të rëndë – për në botën e amshuar sot udhëtoi babai, bashkëshorti, miku, artisti dhe njeriu i mirë, Arlind Gjikolli – Gjikla.