Ministri i Shëndetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, ka thënë se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka diskutuar për imigrimin e profesionistëve të kualifikuar.
Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.
“Kam diskutuar me kryeministrin Ramush Haradinaj se si të lejohet imigracioni i profesionistëve të kualifikuar në kushte të drejta për vendin e origjinës… Kjo është mënyrë për të arritur një situatë të favorshme për dy vendet”, ka shkruar ai në Twitter.
Mit Premierminister @haradinajramush habe ich erörtert, wie die Zuwanderung qualifizierter Fachkräfte unter fairen Bedingungen für das Herkunftsland möglich ist. Sie helfen dabei, die Personalprobleme in der Pflege in D in den Griff zu bekommen. So gelingt eine Win-Win-Situation. pic.twitter.com/gp71olJspv
— Jens Spahn (@jensspahn) July 15, 2019
Ndërsa gjatë takimit me Ministrinë e Shëndetësisë, Uran Ismaili, Sphan ka thënë se Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë.
Ai ndër të tjera ka theksuar se do të shohin përshpejtimin e marrjes së vizës për infermierët.
“Gjermania ka një ekspertizë më shumë se 125-vjeçare. Ne me përvojat tona dëshirojmë të ofrojmë përkrahje dhe këshillim. Në anën tjetër kemi edhe fushat se ku mund të ndihmojmë, si kualifikimi dhe certifikimi në fushën e infermierisë. Në të ardhmen mund të ngrisim nivelin. Diplomat e infermierisë do të ishte mirë të njiheshin më lehtë në Gjermani. Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë. Për këtë arsye, jam i lumtur që kemi krijuar një bazë të përbashkët. Një qëllim yni është shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman. Gjithashtu, sot për së afërmi kam parë edhe procedurat e vizave, dhe duhet të shohim përshpejtimin e marrjes së vizës për infermierët”, tha Spahn.
Ndërsa në këtë ministrat Ismaili e Spahn kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku Gjermania ndihmon në fushën e sigurimeve shëndetësore Kosovën. /Telegrafi/