Telegrafi

Ministri gjerman i shëndetësisë, Lauterbach thotë se do ta vaksinonte personalisht Kimmichin

Ministri gjerman i shëndetësisë, Karl Lauterbach, ka ofruar të vaksinojë personalisht lojtarin e Bayern Munich, Joshua Kimmich dhe të diskutojë për përfitimet dhe rreziqet ndaj COVID-19.

Futbollisti i njohur ka qenë në qendër të polemikave të mëdha muajt e fundit pasi refuzoi vaksinën kundër coronavirusit dhe klubi sipas mediave gjermane e ndëshkoi atë duke i hequr një pjesë të pagës në shumën prej rreth 800 mijë euro.

Kimmich edhe pse ishte pozitiv për coronavirus, por ai ende nuk është vaksinuar dhe kjo është arsyeja pse ministri Lauterbach e ftoi atë për vaksinim.

“Unë ofroj ta vaksinoj atë personalisht dhe të shpjegoj rreziqet që janë padyshim më të mëdha për ata që nuk janë vaksinuar”, ka thënë Lauterbach që me profesion një mjek.

Mesfushori i njohur kishte folur për skepticizmin e tij për vaksinat dhe tha se kishte frikë nga efektet anësore afatgjata, të cilat ndezën debate në Gjermani.

“Unë kurrë nuk e kam dënuar atë për qëndrimin e tij. Trupi i tij është i tij dhe është normale që ai ka frikë”, deklaroi Lauterbach.

 

Kimmich ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha garat për bavarezët këtë sezon dhe ka shënuar tre gola, duke dhuruar edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/