Site icon Telegrafi

Ministri gjerman i Ekonomisë rrëzohet derisa po zbriste nga skena, humb vetëdijen për pak sekonda

Ministi gjerman Peter Altmaier është rrëzuar nga skena e një samiti digjital të organizuar në Dortmund, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Derisa po zbriste shkallëve të skenës u rrëzua me fytyrë në tokë, ndërsa si rezultat i përplasjes së fuqishme për pak sekonda mbeti pa vetëdije, transmeton Telegrafi.

Pas këtij incident organizatorët e eventit kanë zbrazur sallën ku është mbajtur samiti, kurse mjekët e ndihmës së shpejtë e kanë dërguar në spital ministrin gjerman.

Raportohet se eventi ka vazhduar pasi që Altmeir është dërguar në spital, kurse prezantimi i projekteve të platformës evropianë është bërë pa prezencën e ministrit.

E konferenca për media që ishte planifikuar të mbahet pas përfundimit të eventit, është anuluar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PfyZEQxNKrQ

Exit mobile version