Site icon Telegrafi

Ministri gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në konfliktin e Kosovës ishte e drejtë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas ka mbrojtur sot përfshirjen e vendit të tij në sulmet ajrore në Serbi gjatë konfliktit të Kosovës 20 vite më parë.

“Ende vazhdoj të besoj se përfshirja e Gjermanisë ishte pjesë e një serie veprimesh të përgjegjshme”, deklaroi sot Maas për të përditshmen, “Stuttgarter Nachrichten”.

Ai tha se veprimet ushtarake mund të jenë vetëm burimi i fundit, por shtoi se “në atë kohë ne patëm evidenca për shkelje masive të të drejtave të njeriut, deri në vrasje masive”.

“Besoj se NATO-ja kishte të drejtë që ndërhyri. Nuk dua ta mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte pasur ndërhyrje”, theksoi Maas.

NATO-ja filloi bombardimet më 24 mars 1999 për t’i dhënë fund dhunës së forcave të armatosura serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Exit mobile version