Dy kabllo me fibra optike nënujore që kalonin midis Finlandës dhe Gjermanisë u gjetën të prera të hënën, një incident që të dy vendet thanë se po hetohet.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se dëmtimi i dy kabllove nënujore të transmetimit të të dhënave që kalonin midis Gjermanisë dhe Finlandës ishte i qëllimshëm.
“Askush nuk beson se këto kabllo janë prerë aksidentalisht”, tha Pistorius në komentet e bëra në margjinat e një takimi të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel, transmeton Telegrafi.
“Ne gjithashtu duhet të supozojmë, pa e ditur ende, se është një sabotim”, deklaroi ai, duke shtuar se as Gjermania dhe as Finlanda nuk e dinë ende se kush ishte përgjegjës për dëmin.
Gjermania dhe Finlanda njoftuan të hënën se kishin zbuluar një kabllo të dhënash nënujore me fibra optike të dëmtuar që kalonte midis dy vendeve, dhe se një hetim për incidentin është duke u zhvilluar.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se nuk e dinin se kush ishte përgjegjës për dëmin, por se incidenti ndodhi në një kohë kur “siguria evropiane nuk është nën kërcënim vetëm nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, por edhe nga lufta hibride nga aktorë keqdashës”. /Telegrafi/
We are deeply concerned about the severed cable in the Baltic Sea, raising suspicions of intentional damage. An investigation is underway. Our shared security relies on protecting critical infrastructure. Full statement by @ElinaValtonen and @ABaerbock: https://t.co/jfgHlFLduP pic.twitter.com/5oM46cFZdb
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) November 18, 2024