Site icon Telegrafi

Ministri Gashi viziton këngëtaren Nexhmije Pagarusha në spital

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar këngëtaren e njohur Nexhmije Pagarusha pas lëndimit të saj.

Ai u informua nga afër për gjendjen shëndetësore të saj, teksa u shpreh i lumtur për gjendjen e saj stabile dhe jo të rënduar pas aksidentit të mbrëmshëm.

Lexo po ashtu Nexhmije Pagarusha dërgohet me urgjencë në spital, konfirmohet gjendja e saj jashtë rrezikut për jetë

“E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz”, ka thënë ndër të tjerash ministri Gashi.

Tutje, ai i uroi këngëtares Pagarusha shërim të shpejtë, teksa falënderoi stafin mjekësor për kujdesin e treguar.

Lexo po ashtu Milaim Zeka viziton Nexhmije Pagarushën pas lëndimit, ankohet për kushtet e rënda në QKUK

“I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, ka thënë tutje Kujtim Gashi.

Ministri po ashtu u shpreh i gatshëm që në emër të Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, t’i ofrojë çdo mbështetje të nevojshme këngëtares. /Telegrafi/

Exit mobile version