Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi përmes një telegrami ngushëllimi ka përkujtuar dhe u ka shprehur ngushëllime familjes Trena, me rastin e vdekjes së policit Armend Trena.
Ministria e brendshme ka vlerësuar punën e policit Trena, duke thënë se ai ka shërbyer me dinjitet dhe krenari.
Trena me 28 prill teksa ishte në detyrë zyrtare, së bashku me kolegun e tij, Malsor Dashi ishin përfshirë në një aksident trafiku.
Varrimi i policit Armend Trena do të bëhet sot nga ora 16:00 në fshatin Begracë, komuna e Kaçanikut, te varrezat afër xhamisë së fshatit. /kp/Telegrafi/