Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe, të shoqëruar me stafin e lartë të ICITAP në Kosovë.
“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Ministri Gashi falënderoi Riffe për mbështetjen e ofruar dhe mirëpret angazhimin e tyre te mëtutjeshëm.
Në anën tjetër Riffe konfirmoi gatishmërinë e ICITAP-it për ndihmë të mëtutjeshme në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes së ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve”, thuhet në njoftimin për media.
Te dy palët u pajtuan të vazhdojnë me takime të rregullta. /Telegrafi/