Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Këtë e kanë bërë të ditur nga zyra për informim e MPB-së, në një komunikatë të dërguar për media.
Më tutje në këtë njoftim thuhet se të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira në mes të dy vendeve, me ç’rast u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej për thellimin e bashkëpunimit.
“Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur ambasadorit Bertoncelj prioritet e MPB në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, ambasadori slloven u shpreh i gatshëm të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë në forcimin e rendit dhe ligjit në luftimin e krimit në përgjithësi”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/