Site icon Telegrafi

Ministri Gashi priti basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, fitues të Kampionatit Evropian në Divizionin C

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot (e enjte) në takim Përfaqësuesen e Kosovës së Basketbollit (U18, meshkujt), pas suksesit të arritur në FIBA U18 të Kampionatit Evropian, Divicioni C, që u mbajt në Prishtinë, prej 22 deri më 29 korrik.

Ministri i ka uruar basketbollistët dhe drejtuesit e klubit për suksesin e arritur.

Ai vlerësoi se me angazhim dhe vullnet mund të arrihet deri te suksesi siç edhe kanë treguar basketbollistët në rend të parë, por edhe stafi mbështetës i tyre, trajnerët e të gjithë personat tjerë të angazhuar.

Lexo po ashtu Kosova U-18 triumfon ndaj Qipros dhe bën historinë duke u shpallur kampion i Evropës në Divizionin C

Gjithashtu, ministri i ka përgëzuar drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe për organizimin e kampionatit në fjalë.

Ministri Gashi ka kërkuar nga basketbollistët dhe përfaqësuesit e klubit që në përfaqësimet ndërkombëtare të japin maksimumin dhe të prezantojnë Kosovën sa më me dinjitet.

Ai u premtoi mbështetjen e plotë të MKRS-së edhe në të ardhmen.

Lexo po ashtu ‘FIBA Europa’ përgëzon FBK-në për organizimin të shkëlqyeshëm të FIBA U-18 Kampionatit Evropian, Divizioni C

Ndërkaq, basketbollistët dhe drejtuesit e Federatës e falënderuan Ministrin Gashi për mikpritjen, urimin dhe gatishmërinë e treguar për ta mbështetur basketbollin.

Ata premtuan se në garat ndërkombëtare që do të marrin pjesë do të përfaqësojnë në mënyrën sa më të mirë të mundshme, jo vetëm klubin dhe qytetin e tyre por edhe Kosovën. /Telegrafi/ 

Exit mobile version