Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka qëndruar për një vizitë në Rogovë të Hasit.
I shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, vizitoi klubin e futbollit, Pashtriku.
Prej aty, Gashi rikonfirmoi përkushtimin e MKRS-së që sportistëve dhe qytetarëve të kësaj treve gjatë këtij viti t’ia rregullojë stadiumin e fshatit.
“Në Rogovë të Hasit, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Gjakovës Ramadan Hoti, për vizitë në KF “Pashtriku” për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë që sportistëve dhe qytetarëve të kësaj treve gjatë këtij viti do t’ia rregullojmë stadiumin e fshatit”, shkroi Gashi.
Kështu vazhdon zotimi për përmirësimin e infrastrukturës në mbarë vendin.