Site icon Telegrafi

Ministri i FSK-së takon atasheun ushtarak të Shqipërisë dhe oficerë të lartë nga Mali i Zi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti në takime të ndara atasheun e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, si dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, kolonel Zoran Boshkoviq  këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi ​dhe nënkolonel Zivko Rakoçeviq.

Takimet e ministrit Berisha me oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Pritja e ministrit Berisha për oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën “FSK dhe Partnerët”, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version