Site icon Telegrafi

Ministri francez i Ambientit jep dorëheqje gjatë transmetimit live në radio (Video)

Ministri francez i Ambientit, Nicolas Hulot, ka dhënë dorëheqje nga posti gjatë transmetimit live në radio, duke e befasuar presidentin Emmanuel Macron, shkruan BBC.

Ish-prezantuesi ka deklaruar se arsyeja pse ka dhënë dorëheqje, janë zhgënjimet pas një sërë tentimeve për ta adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike, transmeton Telegrafi.

Hulot ka thënë se është ndjerë “i vetmuar” në qeveri sa i përket kësaj çështje.

“Do të marrë vendimin më të rëndë në jetën time. Do të marrë vendim të largohem nga qeveria”, ka deklaruar ministri francez gjatë një interviste dhënë në radion France Inter.

Lidhur me vendimin e marrë Hulot nuk e kishte njoftuar presidentin Macron apo kryeministrin Edouard Philippe, pasi ishte i bindur se ata do të mundoheshin ta bindin që të mos e bëjë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version