Ministri i Financave i Ugandës, Matia Kasaija, ka vizituar Shtëpinë e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Të dy ministrat theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Kështu u bë e ditur se nga zyra e informimit të Ministrisë së Ekonomisë, ku ndër të tjera thuhet se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka mirëpritur ngrohtësisht ministrin Kasaija dhe ia ka prezantuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe artin e Kosovës, që janë të ekspozuara në Shtëpinë e Kosovës në Davos.
“Ky angazhim nxjerr në pah potencialin për ndërtimin e urave dhe eksplorimin e rrugëve të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Shtëpia e Kosovës në Davos është një moment unik për Kosovën dhe një platformë për lidhjen e Kosovës me botën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/