Site icon Telegrafi

Ministri i Finacave në Zimbabve preu shiritin e një kontejneri mbeturinash, si pjesë e paraqitjes bizare gjatë fushatës parazgjedhore (Foto)

Patrick Chinamasa që është për momentin është Ministër i Financave në Zimbabve, e ka prerë shiritin e vendosur në një kontejner mbeturinash, si pjesë e paraqitjes bizare, që nënkupton se do të nisë me pastrime politike.

Me ‘inaugurimin’ e shportës së plehrave, ai hapi fushatën zgjedhore në Rusape, që ndodhet afro 160 kilometra larg kryeqytetit Harare, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur gjatë fundjavës, në zgjedhjet e parë të lira në këtë shtet afrikan, që kur Rober Mugabe u largua me forcë nga pushteti.

Tallje me veprimin e Ministrit Chinamasa

Zotëri Chinamasa ishte tërë buzëqeshje, teksa i shoqëruar nga një grup zyrtarësh, prej shiritin që ishte kapur në të dy cepat. Imazhi përfundoi shpejtë në internet, ku u tall për paraqitjen e pazakontë, si dhe u akuzua për shpenzimin e parave të shtetit.

Kjo nuk i pengoi atij, që të pres edhe një shirit të vendosur në një palë dyer metalike, anash së cilave ishte një tabelë, ku shkruante se aty do ndërtohej një kompleks ‘për të gjitha qëllimet sportive’.

Mbetet të shihet se kush do të fitojë në zgjedhjet e 30 qershorit, të parat pas pushtetit të Mugabes që zgjati për katër dekada. /Telegrafi/

Exit mobile version