Site icon Telegrafi

Ministri Fazliu priti studentët e Fakultetit të Drejtësisë të UEJL-it

Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u takua me studentët e deridiplomuar të Fakultetit të Drejtësisë të Universitet të Evropës Juglindore në Tetovë. Deri te ky takim erdhi me kërkesë të Fakultetit të lartë theksuar me qëllim të vetëm për ndërlidhjen e duhur praktike dhe teorike që ka të bëjë me funksionimin e pushtetit lokal, që për studentët është interesante si një kategori e rëndësishme kushtetuese dhe normative dhe pjesë integrale e sistemit politik të RMV.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit Fazliu, ministri Fazliu përshëndeti studentët e pranishëm duke i inkurajuar ata që në rrugën drejtë suksesit të jenë sa më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm gjatë punës dhe profesionit që do ta ushtrojnë në të ardhshmen. Ai i informoi studentët me rolin e Ministrisë për vetëqeverisje lokale, me organet në përbërje të sajë, kompetencat dhe aktivitete konkrete që ushtron ministria si dhe aktivitetin konkret për zhvillimin e komunave dhe rajoneve në vend. Ai përgëzoi studentët dhe profesorin e tyre për interesin e treguar për të fituar informacione të drejtpërdrejta dhe të dorës së parë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për qëllimin e takimit foli profesori universitar  Blerton Sinani i cili potencoi rëndësinë e punës praktike në institucione përkatëse dhe asaj teorike që fitojnë studentët në amfiteatrot e fakulteteve.

Në takim, studentët e deridiplomuar të Fakultetit të drejtësisë të UEJT-it i drejtuan më shumë pyetje ministrit Fazliu e që kryesisht kishin të bëjnë me organizimin e brendshëm të ministrisë, procesin e decentralizimit, decentralizimin fiskal dhe financimin e komunave për çka ministri Suhejl Fazliu u përgjigj në mënyrë të detajuar për atë që treguan interesim studentët.

Ministri Fazliu më hollësisht i informoi studentët për përpjekjet dhe aktivitetet që realizohen për zhvillim të barabartë rajonal, për projektet që financohen nga ana e Ministrisë, për projektet që financohen nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA fondeve për bashkëpunim ndërkufitarë si dhe Strategjinë e ardhshme për zhvillim regjional, për çka nevojitet përfshirje më e madhe e subjekteve dhe ekspertëve të kësaj fushe. Në fund ministri Fazliu potencoi mundësinë që grupe të studentëve të fakultetit të Drejtësisë të vijnë në ministri dhe direkt nga të punësuarit të njihen me punën praktike dhe aktivitetet e përditshme./Telegrafi/

Exit mobile version