Ministria e Financave ka akuzuar opozitën maqedonase se po merren me të pavërteta dhe po shfrytëzojnë ankandet shtetërore për qëllime propagandistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Opozita me plasimin e të pavërtetave në opinion i keqpërdorë ankandet e shtetërore, për qëllime propagandistike. Dëshmi për këtë është edhe ajo që zv.misitri plotësues i financave, Naumov dhe disa media, duke u përpjekur për të treguar se shteti po merr borxhe, harruan të përmendin se mbrëmë në bankë janë kthyer 12.2 milionë euro, në lidhje me letrat e rëndësishme shtetërore”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ministrisë së Financave./Telegrafi/