Përpilimi i një ligji të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm pritet të shkurtojë procedurat e gjata dhe burokratike të botimit të teksteve shkollore. Kohët e fundit, Ministria e Arsimit u kritika ashpër për shkak të gabimeve të shumta në tekstet shkollore. Ministri I arsimit, Jeton Shaqiri zbuloi për Alsat se po bëhen analiza të shumta duke marr për bazë edhe ligjet nga shtetet e rajonit. Ai shtoi se me këtë propozim ligj parashikohet që pronësia ose autorësia e teksteve t’u jepet edhe shtëpive botuese. Gjithashtu, Shaqiri tha se çdo marrëveshje e lidhur mes Ministrisë dhe autorëve të kompensohet menjëherë.
“Sepse, këtë gjë e mendova për ti motivuar autorët sa më shumë të paraqiten dhe me këtë element..vitet e kaluara ka qenë që pagesa është bërë brenda dy ose tre-katër viteve ndërsa unë vendosa si një element stimul motivues edhe pse kompenzimi I vlerës për autorët të cilët e marin nga analiza të ndryshme nuk është në vlera të ulëta, është në vlera të kënaqshme”, tha Jeton Shaqiri, ministër I arsimit.
Më tej, ministri Shaqiri tha se me ligjin e ri parashihen edhe ndryshime kur bëhet fjalë për recensentët. Ai shtoi se recensentë mos të jenë vetëm profesorët e fakulteteve pedagogjike por të krijohet një bazë ku të gjitha fakultetet do të mund të propozonin recensentë.
Mendoj që zgjidhje më adekuate do të jetë që ministria mos të organizojë thirrje që është në procedurë ligjore 15 ditë që duhet të humbim për të gjetur recensent…Shumë shtete e kanë të zgjedhur nëpërmjet një baze të të dhënave ose ndryshe thënë një grumbullim I gjithë të dhënave në fushat përkatëse, do të kërkohet nga institucionet arsimore, fakultetet përkatëse, në fushën e matematikës, në fushën e historisë, gjeografisë, në fushat të cilat janë..do të kërkohet për të dorëzuar recensentë”, shtoi ministri.
Gjithashtu, sipas Shaqirit propozohet që me ligjin e ri, mësimdhënësit që do të jenë të angazhuar në krijimin e teksteve shkollore përkohësisht të jenë të liruar nga mësimdhënia. Më 20 janar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se në bashkëpunim me Shërbimin Pedagogjik kanë inicuar proces për përpilimin e një ligji të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm. Sipas MASH, kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së përmbajtjes së teksteve shkollore si dhe përmirësimit të procesit të blerjes dhe miratimit të teksteve në arsimin fillor dhe të mesëm./Alsat.mk