Telegrafi

Ministri Dimitrov do të marr pjesë në Grupin e Vishegradit

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij grek, Nikos Kotzia, do të marr pjesë në takimin e dytë të ministrave për Punë të Jashtme nga Ballkani Perëndimor dhe Grupit të Vishegradit, në të ashtë quajturën “Ballkan 4 plus Vishegrad 4 plus” çka do të mbahet me 10 dhe 11 maj të vitit 2018, në Sunio afër Athinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç formatit të zakonshëm nga viti i kaluar në Budapest, ku marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme të katër vendeve anëtare në BE nga Ballkani, Greqia, Republika e Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë, plus Republika e Sllovenisë. Për herë të parë janë ftuar edhe vendet kandidate nga ky rajon, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, dhe Mali Zi, plus Bosnja dhe Hercegovina. Vendet nga Grupi i Vishegradit do të përfaqësohen nga ministrat e jashtëm të Republikës së Polonisë, Hungarisë, Çekisë dhe Sllovakisë.

Diskutimi kryesor në takim do të jetë “E ardhmja e Evropës dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian”, ku priten që të mbajnë fjalim dhe të japim mendimet e tyre akademikë dhe ekspert me famë. /Telegrafi/