Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov e ka pranuar ftesën e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias dhe së shpejti do ta vizitojë Athinën.
Raportohet se shefat e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë tanimë kanë vendosur komunikim. Kotxias i është lajmëruar Dimitrovit për t’i uruar postin dhe e ka ftuar që të jetë mysafiri tij.
Shefi i diplomacisë greke tanimë paralajmëroi se pas zgjedhjes së qeverisë së re do ta intensifikojë bashkëpunimin me Maqedoninë./Telegrafi/