Telegrafi

Ministri i Diasporës ngushëllon familjen Daci për vdekjen e Arianit

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në Brezovicë.

Përmes një shkrimi, Gashi e ka quajtur humbje të tmerrshme vdekjen e Dacit, ndërkaq ka thënë se, do të kujtohet si shok i mirë, punëtor të zellshëm, zemërmirë.

“Shkuarja e tij kaq e hershme në amshim është një humbje e tmerrshme për ne si kolegë, për miqtë e shumtë e për familjen e tij të cilëve ju shpreh ngushëllimet e mija më të thella në këto momente shumë të vështira. Gjithmonë do ta kujtojmë Arianin si shok të mirë, punëtor të zellshëm, zemërmirë dhe të dashur. Do të na mungosh të gjithëve mik!”, ka shkruar ministri Gashi.

Poashtu, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, për vdekjen e Arian Dacit nga orteku i borës në Brezovicë.

Kjo vdekje tragjike e Arianit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, jo vetëm ne miqtë e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.

I shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe, akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve, ka shkruar ministri Shala në Facebook.

Siç njofton policia, orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.

Ndërkaq, Ardian Bakalli, që ishte sëbashku me Arianin, ka shpëtuar me ndihmën e një ekipi të shpëtimit që ndodhej në vendin e ngjarjes.

Arian Daci, 40 vjeçar ka qenë farmacist me profesion, njihej si sikajtor që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit./Telegrafi/