Site icon Telegrafi

Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën gjeneralin amerikan Turello

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë pritur (10.05 2018) në MFSK zëvendësshefin  e Politikave dhe Planeve të  Komandës së Bashkuar për Evropë të ushtrisë së SHBA-ve gjeneral brigade Michael Turello, i cili shoqërohej nga një delegacion i gjerë i ushtarakësh. Gjenerali Turello është ngarkuar të marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “Shqiponja-6” nga Komandanti i Komandës së Bashkuar për Evropë të ushtrisë së SHBA-ve.

“Ministri Berisha ka falënderuar gjeneralin Turello për gjithë ndihmën që kanë dhënë dhe që janë  duke dhënë SHBA-të për Kosovën dhe posaçërisht për FSK-në. Ai me këtë rast e ka informuar  gjeneralin  Turello me të arriturat e FSK-së, duke theksuar  se FSK për të pestin (5) vit radhazi, nga publiku vendorë është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë, për shkallën e mirë të integrimit të komuniteteve pakicë, i cili aktualisht është mbi 10 %,  integrimin e suksesshëm të komunitetit serb dhe posaçërisht edhe të serbëve nga veriu i Kosovës, përfaqësimin e mirë të gjinisë femërore e cila është mbi 8% duke theksuar faktin se nga marsi i këtij viti kemi femrën e parë që bartë gradën e gjeneralit”, thuhet në njoftim.

Ministri Berisha ka folur edhe për nivelin e mirë të bashkëpunimit me shtetet fqinje dhe të rajonit, angazhimin në kartën e Adriatikut A-5 ku Kosova dhe FSK pretendojnë të kenë statusin e pjesëmarrësit me të drejta të plota. Kurë bashkëpunimi është i mirë dhe i gjerë në mes të shteteve të rajonit edhe situatat  emergjente mund të përballohen më lehtë.

Nga ana e tij gjenerali Turello ka përgëzuar ministrin Berisha dhe FSK për arritjet e deri tashme. Ai ka premtuar se shkalla e bashkëpunimit dhe ndihmës së ushtrisë së SHBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke nënvizuar se pjesëmarrja e Kosovës në mekanizmat rajonale të sigurisë është një çështje vitale për sukseset e rajonit. /Telegrafi/

Exit mobile version