Site icon Telegrafi

Ministri dhe Komandanti i FSK-së nderuan dëshmorët e UÇK-së në ‘Epopenë e Dukagjinit’

Në kuadër të manifestimit ‘Epopeja e Dukagjinit’, sot, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku oficerë të tjerë të lartë të FSK-së, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, duke vendosur buqeta me lule, në nderim të dëshmorëve të rënë në luftën çlirimtare të UÇK-së.

Delegacioni i FSK-së me në krye ministrin Demolli, pas homazheve bënë vizitë në familjen Haradinaj, ku u pritën ngrohtësisht nga kryefamiljari Hilmi Haradinaj.

Me këtë rast ministri Demolli shprehu mirënjohjen dhe respektin e thellë për sakrificën e madhe të familjes Haradinaj, të luftëtarëve të Dukagjinit dhe gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Ai shprehu besimin e thellë se Kosova dhe populli i saj do të jenë gjithmonë mirënjohës për sakrificën e bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Exit mobile version