Me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, bënë homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, pjesëtarëve të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve që pushojnë në kompleksin memorial në Prekaz.
“ Ishim këtu për të nderuar veprën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe sakrificën e madhe të familjes Jashari, si dhe për të nderuar të gjithë dëshmorët tjerë që kanë dhanë jetën për të gëzuar lirinë dhe për të festuar sot ketë ditë që e kemi, për të festuar 10 vjetorin pavarësisë”, tha ministri Rrustem Berisha.