Site icon Telegrafi

Ministri Demiraj: Për 18 ditë u sekuestruan mbi 4 ton kanabis

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka bërë një bilanc të punës së tij që prej marrjes së detyrës.

Ai në një postimi në Facebook ka thënë se që prej 22 majit deri në 8 qershor janë sekuestruar 4 ton e 438 kg kanabis, janë shkatërruar 5295 bime narkotike dhe sekuestruar 80 doza heroine.

Ministri Demiraj thotë se janë arrestuar 30 persona, 12 janë në kërkim dhe 4 janë në ndjekje, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 gomone.
Sipas tij, po vazhdon monitorimi nga ajri në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Fier, Lezhë e Shkodër.

“Lufte pa kompromis kundër kanabisit dhe përdorimit të parave të drogës në fushatën elektorale. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar të zbatojë ligjin dhe misionin kushtetues. Të vendosur të bëjmë dallimin”, shkruan Demiraj. /Telegrafi/

Exit mobile version