Site icon Telegrafi

Ministri Çulev: Për 1 maj nuk ka nevojë për orë policore

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i ka propozuar Qeverisë që gjatë fundjavës së ardhshme, kur edhe do të shënohet Dita e Punës (1 maji) të mos ketë orë policore të vazhduar, sikur ishte me rastin e Pashkëve.

Në vend të kësaj, Çulev propozon që ora policore të fillojë njëjtë sikur fundjavën e kaluar, kur ndalesa nisi të shtunën në orën 15:00, ndërsa zgjati deri të hënën në mëngjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Festa e 1 majit ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

“Me rastin e fundjavës së vazhduar për 1 maj, theksoj se Qeveria duhet të sjellë vendim i cili do të jetë i njëjtë me fundjavën e kaluar. Çdo kufizim që do të jetë më rigoroz, do të ketë ndikim negativ tek qytetarët”, ka shkruar në Facebook ministri Naqe Çulev.

Në lidhje me lëvizjet në pyje dhe bjeshkë, ai thotë se duhet të shfrytëzohen për rekreacion dhe jo për grupim./Telegrafi/

Exit mobile version