Site icon Telegrafi

Ministri Çeku priti në takim katër medalistët e Kosovës në ‘Kinshasa 2023’

(Foto: Facebook/MKRS)

Ministri Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren e MKRS, Daulina Osmani, pritën në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone, në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos.

Ai i përgëzoi xhudistët Shpat Zeka dhe Dardan Cena, atletët Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, si dhe trajnerët e tyre për sukseset e arritura, si dhe u shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e pandalur për fitore.

Në njoftim thuhet se Çeku gjithashtu falënderoi zëvendësambasadorin e Francës në Kosovë, Francois Cyprien, për mbështetjen e qeverisë franceze mbi pjesëmarrjen e shtetit tonë në gara të tilla duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në fushën e sportit.

(Foto: Facebook/MKRS)

Të pranishëm në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, udhëheqësja e Divizionit për Federata në MKRS, Afërdita Fazliu, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani dhe shefi i misionit, Fitim Arifi.

(Foto: Facebook/MKRS)
Exit mobile version