Site icon Telegrafi

Ministri Çeku pret në takim Lorik Canën, ish futbollisti i gatshëm që të ndihmojë sportin me fondacionin e tij

Ministri Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim ish futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana me bashkëpunëtorë, të shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, kryetarin Ismet Krasniqi dhe sekretarin Besim Aliti.

Së bashku diskutuan për zhvillimet në fushën e sportit në vend, krijimin e programeve për masivizimin e sportit me fokus tek të rinjtë në shkollat fillore dhe tek moshat e reja për identifikimin e talentëve të rinj.

Gjithashtu për ndikimin që ka në shëndet mendor e fizik aktiviteti sportiv.

Lorik Cana, nga ana e tij, tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me MKRS-në, nëpërmjet fondacionit që ka, duke u angazhuar në zhvillimin e programeve për të rinjtë që të merren me sport sa më shumë.

Ministri Çeku falënderoi ish kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë në futboll për tërë kontributin e tij sa ishte aktiv në sport si dhe tani me aktivitetet e tjera në ndërgjegjësimin e shoqërisë që të merren sa më shumë me aktivitete fizike e sportive.

Exit mobile version