Site icon Telegrafi

Ministri Çeku pret në takim aktorin Gani Veseli dhe regjisorin Musa Isufi, filmat e të cilëve nuk u lejuan të shfaqen në Bujanoc

Foto: Facebook

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur ditën e sotme (e premte) në takim producentin e aktorin Gani Veseli si dhe regjisorin Musa Isufi.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi që ka shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Facebook.

“Sot pata kënaqësinë t’i pres në ministri producentin e aktorin Gani Veseli dhe regjisorin Musa Isufi, dy filmat e të cilëve pushteti autokrarik në Serbi nuk lejon të shfaqen në Luginën e Preshevës”, tha Çeku.

Foto: Facebook

“Filmat “I pabesi” dhe “Heshtja vret” që janë financuar nga Qeveria e Kosovës si pjesë e mbështetjes për Luginën, së shpejti do të kenë premierën e tyre në Prishtinë”, vazhdoi më tej ministri.

Në lidhje me këtë, të enjten është zhvilluar një seancë nga Gjykata Supreme në Vranjë, pasi për këta dy filma u ndaluan në Bujanoc nga Prokuroria e Serbisë.

Lexo po ashtu Gjykata në Vranjë mban seancë pas ndalimit të dy filmave të artistit shqiptar në Bujanoc

Ndalesa erdhi pasi policia e ka pranuar një raport anonim se filmat nxisin urrejtje dhe diskriminim, supozime këto që i ka hedhur poshtë autori.

Foto: Facebook

Filmi i parë ka të bëjë me disa të rinj, të cilët gjatë grabitjes, vrasin dajën e tyre dhe vrasja zbulohet pas 20 vjetësh.

Filmi i dytë nga ana tjetër flet për një personazh të pasionuar pas armëve dhe për mikun e tij të ngushtë, i cili e denoncon në polici. /Telegrafi/

Exit mobile version