Telegrafi

Ministri çek i Shëndetësisë jep dorëheqje mes pandemisë së coronavirusit

Minstri çek i Shëndetësisë, Adam Vojtech, ka dhënë dorëheqje të hënën, derisa lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një konference shtypi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Vojtech ishte një nga figurat kryesore në luftën kundër pandemisë së coronavirusit në Çeki.

“Me dashuri dhe së bashku me kolegët e mi e kam ushtruar detyrën time si Ministër i Shëndetësisë”, tha ai.

“Shumë ndryshime janë implementuar përgjatë këtyre tri viteve”, u shpreh Vojtech, gjersa njoftoi dorëheqjen e tij.

“Dua të falënderoj Kryeministrin e vendit për besimin dhe mjekët për punën e tyre të palodhshme, përfshirë dhe qytetarët për mbështetjen e tyre”, theksoi mes tjerash ai.

Ndryshe, Vojtech ka shërbyer më pak se tri vite në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë prej se u emërua në këtë pozitë në muajin dhjetor të vitit 2017 nga presidenti çek, Milos Zeman.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në Çeki u rrit në 49 mijë, ndërsa 503 persona kanë ndërruar jetë deri më tani. /Telegrafi/