Telegrafi

Ministri çek i Mbrojtjes sot për vizitë në Maqedoni

Ministri i Mbrojtjes së Çekisë, Martin Stropnický, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas pritjes solemne para Ministrisë së Mbrojtjes, siç është paralajmëruar, do të realizohet takim tet-a-tet me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski.

Stropnický do të pritet edhe nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. /Telegrafi/