Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shprehur falënderimet dhe konsideratat e tij më të larta për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë, që prej orëve të para pas tërmetit.
Në një reagim në Facebook, Cakaj shprehet mirënjohës për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë, atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Cakaj shprehet në statusin e tij se shërbimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme në Shqipëri, do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë.
“E gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare. Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha”, përfundon Cakaj./Telegrafi/