Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi raporton sot para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve, për vitin akademik 2018/2019.
Mbledhja e Komisionit mbahet në ora 11:00.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Raportim i zot. Shyqiri Bytyqi, ministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve, për vitin akademik 2018/2019;
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtura më: 27.07.2018;
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-033 për Produkte të Ndërtimit, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L- 007 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L007 për procedurën jokontestiomore, me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2004/26 për trashëgiminë në Kosovë, me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
- Të ndryshme.