Telegrafi

Ministri Bytyqi kërkon anulimin e grevës në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut, me të cilët bisedoi rreth grevës së paralajmëruar lidhur me shqyrtimin e Ligjin për Punëtorët e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990-99, para datës 13 prill të këtij viti.

Ai me këtë rast kërkoi nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, të shqyrtojë të gjitha mundësitë për anulimin e grevës së paralajmëruar .

“Ne jemi në vlugun e përgatitjeve për realizimin e testit  PISA2018  e që është me interes kombëtar, ndërsa greva e paralajmëruar përkon me fillimin e këtij procesi dhe do të na shkaktonte dëme të pariparueshme”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime, dhe se do të angazhohet që kjo çështje të rregullohet dhe që ligji në fjalë të procedohet sa më parë në Kuvend për miratim.