Site icon Telegrafi

Ministri i Bujqësisë vizitoi të dëmtuarit nga reshjet e breshrit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar sot fermerët e fshatrave Vidimriq, Çabër dhe Kushtovë të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, të cilët kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga reshjet e fundit të breshrit.

Ai me këtë rast bëri të ditur se janë në proces të hartimit të politikave të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla.

Duke u nisur nga kjo MBPZHR po angazhohet që në një të ardhme të afërt të mundësohet që sigurimet bujqësore të përfshijnë shumicën e kulturave bujqësore, thuhet në komunikatë.

Ministri Faton Peci i njoftoi të pranishmit se ka proceduar në mbledhjen e radhës së Qeverisë si pikë të rendit të ditës kompensimin e dëmeve për kulturat bujqësore në vlerë 1.3 milion euro.

Exit mobile version