Site icon Telegrafi

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan nesër viziton Maqedoninë

Situata e brendshme politike dhe agjenda e reformave të NATO-s dhe BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe aktivitetet përgatitore në lidhje me realizimin e suksesshëm të referendumit më 30 shtator, do të jenë pjesë e temave të diskutuara nga Ministri për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme Britanike, Sir Alan Duncan dhe mikpritësi i tij Nikola Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sir Alan Duncan dhe Dimitrov do të trajtojnë gjithashtu bashkëpunimin rajonal, angazhimin britanik në kuadër të Procesit të Berlinit, negociatat në mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar mbi Brexit, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Vizita e ministrit Duncan është një tjetër konfirmim i rritjes së intensitetit të dialogut politik midis dy vendeve gjatë vitit të kaluar, sidomos pas vizitës historike të Kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May në Republikën e Maqedonisë më 17 maj, theksojnë nga MPJ. /Telegrafi/

Exit mobile version