Telegrafi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë takon gjeneralin libanez, kërkon ndihmë për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në Siri

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj në vizitën e tij në zyrtare në Liban ditën e sotme është takuar me Shefin e Përgjithshëm të Sigurisë, Gjeneral Majori Abbas Ibrahim.

Më herët ministri Lleshaj u takua edhe me homologun e tij, Mohammad Fahmi, njofton ABC News.

Në këtë takim Lleshaj i kërkoi ndihmë Libanit për çështjen e fëmijëve shqiptarë, të ndodhur në kampet e refugjatëve në Siri, shkruajnë mediat në Liban.

Kujtojmë se në kampin “Al Hol” janë shumë fëmijë dhe gra shqiptare. Po ashtu në Tiranë u zhvilluan edhe protesta duke i kërkuar qeverisë të ndërhyjë për të rikthyer të afërmit e tyre në Shqipëri.