Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri ka folur rreth marrëveshjeve që do të nënshkruhen, ndërsa duke folur rreth lehtësirave për qarkullimin e qytetarëve në dy anët e kufirit bëri të ditur se do të vendosen sistem kamerash në kufi dhe makinat nuk do të ndalohen,
Ministri Çuçi në mbledhjen e dy qeverive foli për disa marrëveshje, si atë të leje qëndrimit, hapjen e kufirit midis Shishtavecit Krushevës, etj.
“Marrëveshja e parë ka të bëjë me lejet e qëndrimit, kemi bërë një kapërcim për të lehtësuar lejet për të jetuar në të dyja anët e kufirit të shqiptarisë duke bërë të mundur që çdo shtetas shqiptarë në Kosovë apo e kundërta mjafton të plotësojë një formular dhe të deklarojë një adresë të përshtatshëm dhe menjëherë pas asnjë procedurë merr lejen 5 vjeçare dhe i kalon leja e menjëhershme pa pasur nevojë për aplikim tjetër. Më e rëndësishme është se tashmë kjo leje qëndrimi unifikohet me lejen e punës…”, tha ai.
Marrëveshja e dytë ka të bëjë më hapjen e kufirit midis Shishtavecit Krushevës.
Ndërkaq, edhe pse nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesën e dy kryeministrave janë marra masa dhe s’do të pritet sezoni i verës për të vënë një sistem kamerash në kufijtë dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.
“…Kemi bërë edhe planin e punës, do jetë më shpejt se sezoni. Flukset e tjera para sezonit, duke përfshirë edhe festën kombëtare, ku lëvizja do të jetë me një fluks të shtuar, kemi dhënë porosi që të mos ketë kontrolle dhe asnjë pengesë për qarkullimin e shtetasve. Jemi në rrugë të mbarë…”, tha ai.