Telegrafi

Ministri i Brendshëm i Estonisë e quan kryeministren e re finlandeze “shitëse”, presidentja estoneze i kërkon falje

Presidentja estoneze ka kërkuar falje pasi që ministri i Brendshëm i këtij vendi, e ka përshkruar kryeministren e re finlandeze si “shitëse”, raporton BBC.

Kersti Kaljulaid tha se është ndjerë e “turpëruar” nga komentet e Mart Helme, 70-vjeç, i cili është në krye të partisë së djathtë Ekre, transmeton Telegrafi.

Presidentaj e Estonisë, Kersti Kaljulaid

Kujtojmë që kryeministrja e re finlandeze Sanna Marin, 34-vjeçe, është shpallur si kryeministrja më e re në botë. Ajo është në krye të një koalicioni të përbërë nga katër parti – të cilat i udhëheqin femrat.

Këto komente kontroverse Helme i bëri gjatë një interviste dhënë një radioje lokale.

Mart Helme, ministër i Punëve të Brendshme i Estonisë

“Jemi dëshmitarë se si shitësja është bërë kryeministre, dhe se si disa aktivistë tjerë të pashkolluar gjithashtu i janë bashkuar kabinetit të saj”, ka shtuar Helme.

Marin kishte pranuar haptazi se është rritur në një familje modeste. Gjithashtu, ka pranuar se ka punuar si asistente e shitjes para se të ndiqte studimet dhe të ndërtonte karrierë në politikë.

Madje ajo ishte personi i parë në familje, që kishte arritur ta kryej shkollën e mesme dhe të ndjek studimet në universitet.

“Këtu fëmijët nga familjet e varfra mund të shkollohen dhe të arrijnë shumë gjëra në jetë. Madje edhe shitja e marketit mund të bëhet kryeministre”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq Helme pretendon se komentet e tij janë keqkuptuar, por gjithsesi i ka kërkuar falje kryeministres finlandeze. /Telegrafi/