Vendimi për ndalimin e trenit nga Serbia në Kosovë është marrë nga Policia e Kosovës. Deklarata e presidentit të vendit, Hashim Thaçi nuk qëndron, ka thënë ministri Skender Hyseni.
Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se edhe nëse do të ekzistonte një leje për kalimin e atij treni, ai nuk do të lejohej me ato lloj sllogane.
“Vendimi ka qenë që asnjë tren i atij lloji me ato sllogane të mos lejohet”, ka thënë ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Vendimi është marrë në momentin që është nisur treni, thotë Hyseni.
“As Presidenti, as kryeministri, as ministri i Brendshem nuk i jep urdhëra Policisë së Kosovës. Policia merr vetë vendime për veprime operative”, ka thënë ai.