Telegrafi

Ministri brazilian Onyx Lorenzoni rezulton pozitiv me coronavirus

Ministri i shtetësisë së Brazilit, Onyx Lorenzoni, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, duke u bërë edhe ministri i tretë i këtij kabineti me COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, thuhet se gjendja e Lorenzonit është stabile dhe i njëjti posedon simptoma relativisht të buta të sëmundjes.

Përveç ministrit, edhe presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, pati rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe i njëjti gjendet në karantinë.

Bëhet e ditur, se numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në Brazil u rrit në 2 milionë, derisa është vendi i dytë në botë më i goditur nga sëmundja – ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 79 mijë. /Telegrafi/