Krahas konservimit të sarkofagut, në këtë lokalitet, gjatë kësaj periudhe, janë kryer edhe gjurmime në Memorien Veriore, ku është bërë konservimi, restaurimi dhe rizbulimi i memories veriore – varrezës së njerëzve të shquar të qytetit antik të Ulpianës.
Memoria veriore përfshin 5 varre apo konstruksione të varreve. Ky projekt është realizuar nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinës, ndërkaq është mbështetur materialisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ministri Beqiri tha se Kosova është mjaft e pasur me lokalitete arkeologjike dhe se, pothuaj, në çdo cep të saj ka eksponate dhe vendbanime antike, të cilat duhet të gjurmohen, të konservohen dhe të promovohen në funksion të interesit tonë kombëtar dhe shtetëror./Telegrafi/