Telegrafi

Ministri Beqiri vizitoi Kalanë e Vushtrrisë

Në këtë paraqitje ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit komunal të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, si dhe Drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Baki Svirca.

Me këtë rast, ministri Beqiri u njoh nga afër me gërmimet arkeologjike në Kalanë e Vushtrrisë dhe me rezultatet konkrete të këtyre gërmimeve të zhvilluara gjatë një muaji, të cilat kanë rezultuar me disa gjetje të eksponateve të rëndësishme nga periudha të ndryshme kohore.

Ministri Beqiri tha se vizita e tij në Kalanë e Vushtrrisë është shprehje e interesimit të vazhdueshëm të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për trashëgiminë e begatshme kulturore të vendit tonë.

Në këtë kontekst, ai theksoi se mbështetja institucionale për gërmime të këtilla arkeologjike dhe përgjithësisht, për programin e qasjes në Kalanë e Vushtrrisë do të vazhdojë më tutje. /Telegrafi/