Telegrafi

Ministri Beqiri u prit nga Ministri i Kulturës i Republikës së Kroacisë

Në këtë takim me rëndësi të posaçme, Ministri Bishkupiq ofrojë bashkëpunim të sinqertë dhe përvojën e kësaj ministrie në fushën e legjislacionit, trashëgimisë kulturore, arkeologjisë si dhe ndihmën në restaurimin e objekteve fetare dhe monumenteve të tjera, fusha këto në të cilat Kroacia ka arritur rezultate të dukshme.

Ministri Beqiri falënderoi shtetin Kroat për mbështetjen e deritanishme e në veçanti Ministrin Bishkupiq për ndihmën e ofruar në fusha e sipërshënuara. Me këtë rast Beqiri e njoftoi homologun e tij për problemet dhe sfidat me të cilat po përballet MKRS-ja, e në anën tjetër edhe me rezultatet që po i arrin kjo Ministri.

Nga ky takim dolën propozime konkrete rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve mike, përfshirë këtu organizimin e ngjarjeve të përbashkëta kulturore, bashkëpunimin e sferën e kinematografisë, shkëmbimin e ekspertëve ligjor dhe atyre në fushën e trashëgimisë kulturore.

Në fund të takimit Ministri Beqiri e ftoi Ministrin Bishkupiq që një periudhë të afërt ta vizitojë Republikën e Kosovës dhe kjo vizitë të jetë pikënisje e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ministri Beqiri, në kuadër të manifestimit „Ditët e Kulturës Shqiptare“ dhe „Ditët e Nënës Terezë“ do të zbulojë pllakën e shtatores së Nënës Terezë, projekt ky i përkrahur nga MKRS dhe nga Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci.