Telegrafi

Ministri Beqiri në Konferencën e Ministrave të Evropës Juglindore

Në këtë konferencë janë ftuar ministrat dhe zyrtarët më të lartë të dymbëdhjetë vendeve të Evropës Juglindore, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të UNESKO-s.

Me këtë rast, para pjesëmarrësve të kësaj konference foli edhe Ministri Beqiri, i cili, veç tjerash, tha se bashkëpunimi kulturor midis vendeve të Evropës Juglindore dhe më gjerë, nuk duhet të jetë vetëm kërkesë dhe dëshirë, por domosdoshmëri e komunikimit ndërshtetëror dhe rajonal.