Telegrafi

Ministri Beqiri mori pjesë në hapjen e manifestimit “Javët Gjermane”

Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës Federale Gjermane, Hans Dietrich Steinbach, i cili, me një fjalë të shkurtë rasti, bëri hapjen solemne të “Javëve Gjermane”.

Me këtë rast, Ministri Beqiri tha se organizimi i “Javëve Gjermane” është një rast i veçantë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke shtuar se ky koncert, në të cilin po ekzekutohen veprat muzikore të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë, dëshmon se, në rrafshin artistik, Kosova i ka prekur kaherë standardet e verifikuara evropiane, përmes të cilave ajo meriton të jetë anëtare e denjë e Bashkimit Evropian.

Në këtë koncert u ekzekutuan veprat e kompozitorëve botërorë Felix Mendelssohn, Ludwig van Beethoven e Johannes Brahms, si dhe, në kuadër të 100 vjetorit të lindjes, edhe një nga veprat muzikore të kompozitorit shqiptar Lorenc Antoni. Në këtë koncert performoi në violinë violinisti gjerman Andreas Reiner, ndërkohë që koncerti u drejtua nga dirigjenti shqiptar me qëndrim në Gjermani, Desar Sulejmani.